Kusari-Lila: Do të kërkojmë rinumërim të votave për Gjakovën
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 24 October 2017
Ish-kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se procesin e zgjedhjeve lokale në Gjakovë e kanë përcjell një mori keqpërdorimesh nga partia e AAK-së.
Ajo në një prononcim për Indeksonline ka thënë se në momentin e publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ, do të kërkohet rinumërimi i votave për komunën e Gjakovës.“Mendoj që ka qenë një proces përgjithësisht i mirë edhe sot kemi identifikuar në masë që kanë ndodhur keqpërdorim i votës në disa zona për të cilat zyrtarisht di ti prezantojmë faktet.
Ka gjithashtu një mospërputhje në numër prej 500 votave prej numrit të votave të raportuara si të votuara dhe votave të cilat raportohen si të përdorura. Problemi tjetër është që vërehet dukshëm që në disa raste ka pasur keqpërdorim të votës në numër më të madh të votuesve qoftë fiktiv qoftë në format se si janë ndarë përmes komisionarëve dhe vëzhguesve”, ka thënë ajo.
Sipas saj AAK-ja ka bërë keqpërdorime të votave sepse procesi i numërimit ka treguar se ka mospërputhje me numrin e votave të raportuara dhe atyre si shënuara si të votuara. “Për të gjitha ne jemi duke i përgatitur ankesat dhe zyrtarisht do të kërkojmë rinumërim në momentin e shpalljes së rezultateve preliminare dhe përfundimtare .
Në anën tjetër është sukses shkuarja në balotazh dhe besoj që jemi fuqishëm fitues në balotazh duke marrë paarsyeshëm se AAK-së gjithherë po i duhet me keqpërdorë votën që me çdo kusht me qene në garë si në këtë rast. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që në balotazh të keqpërdoret vullneti i qytetarëve të Gjakovës, duke kërkuar masa shtesë duke shtuar numrin e komisionarëve në secilin vendvotim”, ka thënë Kusari Lila.
Të tjera
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...