Lajme

Kusari-Lila takohet me Thaçin

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 04 September 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila gjatë ditës së sotme është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pas këtij takimi pritet që ajo t’i bashkohet ekipit negociator që do përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë.

Indeksonline ka tentuar të flas me Kusari-Lilan, mirëpo ajo nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

-Advertisement-

Duhet cekur se ditë më parë Kusari-Lila së bashku me deputetin Ilir Deda kanë marrë vendimin për largimin nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë Qeveria ka miratuar vendimin për ekipin negociator ku edhe ka zgjedhur përfaqësuesit e saj.

Këtij ekipi i prinë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ndërsa zëvendkryeministri Enver Hoxhaj do të jetë zëvendës-përfaqësues. Kurse zëvendskryeministri-Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri- Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar do jenë anëtarë të këtij ekipi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera