Lajme

Kusari-Lila: Shumica e drejtorëve në shkolla janë të zgjedhur politikisht

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 07 September 2022

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, tha se është detyrë e SBASHK-ut t’i mbrojë interesat e punëtorëve.

Në diskutim e sipër, ajo tha se ka shumë raste kur mësimdhënësve u është shkelur e drejta nga vetë kryetarët e komunave, pasi siç tha ajo, shumë drejtorë në shkolla të ndryshme janë të zgjedhur politikisht.

“A është cenim i të drejtës së punëtorit nëse në një drejtori komunale vijnë me listë të preferuarit e kryetarit të komunës dhe zgjidhen politikisht? A është e drejtë e SBASHK-ut e atyre që janë brenda të thonë “kadale, iu është shkelë e drejta tre apo katër të tjerëve. SBASHK-u duhet t’i përfaqësojë të drejtat e punëtorëve në rast se drejtori i zgjedhur politik, u shkel të drejtën mësimdhënësve. Ka shumë raste të mësimdhënësve që u shkelet e drejta nga drejtorët politik të zgjedhur nga kryetarët e komunave, në kohë të fushatave, në kohë të zgjedhjeve, e pas proceseve zgjedhore”, tha Kusari – Lila në emisionin “Këndi i Debatit”.

-Advertisement-

Tutje, ajo tha se kualiteti i mësimdhënies dhe i mësimnxënies, mund të përmirësohen vetëm kur lejohen hapat në reformë në arsim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera