Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 22 December 2024
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka treguar historinë e saj me kancer të gjirit.
Kusari-Lila u rrëfye se si e kuptoi që ka kancer të gjirit, si e kaloi këtë sfidë, si u përballë me të e shumë detaje të tjera.
“Ndoshta është pjesë e karakterit, por tjetra është që gjithashtu jam me fat për arsye se edhe në këtë sfidën e fundit, shumë private, shëndetësore, por të cilën unë prapë desha ta bëjë kauzë për të gjitha ato gra dhe burra që ballafaqohen me sëmundjen e kancerit, që sadopak të mundohem ta heq stigmën, por gjithashtu edhe frikën e perceptimin se kjo mund të jetë fundi”, tha deputetja në Klan Kosova.
“Unë sëmundjen, gjegjësisht shfaqjen e kancerit e kam zbuluar krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor, pra nuk kam pasur shenja, nuk kam pasur indikacione, nuk kam pasur mungesë të energjisë, por edhe faza në të cilën e kam zbuluar është shumë e hershme. Unë nga fillimi jam ndje shumë e siguruar edhe nga informacioni, por edhe nga diagnoza e mjekëve tanë. Në të njëjtën kohë e di që në aspektin psikik ku shumica e njerëzve e marrin si, ndoshta paralajmërim të vdekjes, dhe shpeshherë fillon përveç se ndjenja e humbjes, gjithashtu edhe paniku e mandej edhe dorëzimi, ku as paniku e as dorëzimi nuk janë karakteristika të mia”.
Kusari-Lila po ashtu tregoi se për shkak të angazhimeve të saj në Kuvendin e Kosovës, kishte në pikëpyetje se kur ta bënte operimin, sa shkoi ta pyeste edhe kryetarin e këtij institucioni, Glauk Konjufcën.
“Kur më kanë treguar se kur mund të bëhet operimi, kam marr agjendën e orareve dhe kam shkuar të kryetari i Kuvendit dhe i kam thënë, ‘kryetar qysh po ia bëjmë për buxhet se këto data i kom, kah’. Ai mbeti pa fjalë”, u shpreh Kusari-Lila.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...