Lajme

Kusari-Lila: Pushteti ta bëjë kuorumin ose të shkojmë në zgjedhje të reja

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 25 October 2018

Deputetja opozitare nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, duke komentuar mungesën e kuorumit për të kaluar projektligjet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se pozita duhet të jenë me serioze sa i përket përgjegjësisë që i takon.

Sipas saj, mosmundësia e kalimit të projektligjeve në mungesë të kuorumit, flet për fuqinë e pozitës në Kuvendin e Kosovës.

“20 deputetë në sallë flasin më shumë për pozitën se sa për opozitën. Partitë më të mëdha opozitare kanë deklaruar bojkot të seancave për arsye politike, përderisa ata kontestojnë legjimitetin e pozitës në mungesë të shumicës së mazhorancës.

-Advertisement-

Rastet e projektligjeve qofshin ekonomike, apo tjera me peshë, duhet të kenë mobilizim, së pari të pozitës nëse duan ta mbajnë pushtetin, nëse jo atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Nuk e besoj se asnjë nga deputetët, qoftë të pozitës apo opozitës ndihen mirë me situatën e krijuar”, ka thënë Kusari, duke shtuar pozita duhet të këtë mobilizim dhe marrje të përgjegjësive për çfarë janë të mandatuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera