Lajme

Kusari-Lila publikon një foto me Osmanin e quan presidente

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 04 April 2021

Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar një fotografi me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, gjatë kohës sa deputetët po votojnë për zgjedhjen e presidentit.

Në mbishkrimin e fotografisë, Kusari-Lila e ka quajtur Osmanin presidente.

“Loading …. Presidentja e Republikës së Kosovës

-Advertisement-

Madam President Vjosa R. Osmani”, ka shkruar ajo në FB.

Ndryshe, ka përfunduar raundi i parë i votimit për Presidentin, raporton Gazeta Express.

Pas kësaj, kryeparlamentari i ka kërkuar komisionit që t’i njoftojë për reluztatin, ndërsa këta të fundit kanë nisur numërimin.

Para nisjes së votimit, në seancën e Kuvendit të Kosovës kanë qenë të pranishëm 83 deputetë./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera