Lajme

Kusari-Lila për sulmin ndaj të moshuarës: Është krim i rëndë i cili shpërfaq anën më të errët njerëzore

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 02 November 2022

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar lidhur me sulmin ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë, ku në pamje e publikuara shihet infermierja duke e goditur atë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se ky është një krim i rëndë i cili shpërfaq anën më të errët njerëzore dhe ngrit alarmin për mbikëqyrje dhe kontroll strikt të këtyre institucioneve private.

Gjithashtu, ajo ka thënë se duhet të iniciohet hetim i menjëhershëm nga organet përgjegjëse për abuzimet tjera të mundshme që mund të kenë ndodhë në këtë shtëpi.

-Advertisement-

“Veprimet e menjëhershme nga të gjitha institucionet e linjës janë të domosdoshme, përfshirë edhe Kuvendin e Kosovës në rishikimin e legjislacionit i cili rregullon veprimtarinë në fjalë”, ka shkruar deputetja.

Pamjet u publikuan nga aktorja Kaltrina Zeneli.

Derisa, lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuara.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë njoftuar se të dyshuara janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera