Kusari-Lila për largimin e dy deputetëve nga VV-ja: Për keqardhje është që s’kanë bërë njoftim paraprak
Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 01 October 2024
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ka komentuar largimin e dy deputetëve nga ky grup, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica të cilët i janë bashkuar koalicionit Lista për Familjen, të Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.
Sipas saj, ky veprim apo deklarim në kundërshti me atë që kanë përfaqësuar deri tani është vetëm në funksion të një qëllimi elektoral.
“Çdo gjë është e tepër të komentohet tani kur janë shpallur zgjedhjet e rregullta nacionale të cilat janë të caktuara për 9 shkurt të vitit të ardhshëm, prandaj secili veprim apo deklarim në kundërshti me atë që kanë përfaqësuar deri tani është vetëm në funksion të një qëllimi elektoral., për shkak se nuk shoh ndonjë hapësirë ose mundësi tjetër për të bërë ndryshim tjetër përveç se për t’u pozicionuar në aspektin zgjedhor ose elektoral diku tjetër. Prandaj, arsyetimet për mua nuk është se tashmë duhet t’i komentojmë ose të vazhdojmë sagën e komentimeve. Për keq ardhje është që nuk kanë bërë njoftim paraprak. Do të ishte kurtuazi minimale gjatë gjithë kësaj kohe të qëndruarit bashkë dhe natyrisht shërbimit në të njëjtin grup parlamentar, të paktën të kishin deklaruar ose komunikuar grupit. Nuk ka pasur një deklarim të tillë. Sido qoftë është zgjedhje e tyre. Unë ju uroj sukses kudo që janë. Natyrisht që janë mos pajtime parimore që kanë të bëjnë në raport se si organizohet puna dhe shteti, dhe cilat janë vendimet që i merr Kuvendi përfshirë këtu edhe miratimin e ligjeve dhe miratimin e Kodit Civil”, tha Kusari-Lila për RTV21, transmeton Klankosova.tv.
Sipas saj, nuk ka pasur hapësirë për negociata paraprake sa i përket Kodit Civil, me dy deputetët të cilët si arsye kanë potencuar shtyrjen përpara të Kodit Civil nga shumica parlamentare e deputetëve të VV-së.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...