Lajme

Kusari-Lila, PDK-së: Aq i rëndësishëm Autoriteti i Konkurrencës për juve, saqë s’keni marrë pjesë në votim

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 25 May 2023

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për çështjen e mosdeklarimit të pasurisë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarit, si dhe për atë të rezervave shtetërore.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u është përgjigjur akuzave të opozitës për Autoritetin e Konkurrencës me kundërakuza.

“Me të vërtetë, kam qenë në rrjedha, kemi qenë këtu në Kuvend si opozitë kur kemi parë se cfarë po ndodh në atë ministri [të Tregtisë dhe Industrisë].  Aktualisht janë t’u u marrë me sanime të atyne dameve. Vazhdimisht”, ka thënë Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

“Në kërkesën tuaj, rezoluta juaj thuhet mosfunksionalizimi i konkurrencës. Ky autoritet ndonëse me vonesë është funksionalizuar në muajin qershor, viti 2022, ndërsa rezoluta juaj o dorëzu me 2 nëntor të vitit 2022. Domethënë pesë muaj mbasi është funksionalizu Autoriteti, e mbi të gjitha, për me jua rikujtu të gjithëve, edhe qytetarëve që po na përcjellin, ai autoritet është votuar vetëm me votat e pozitës e ju si opozitë s’keni marrë pjesë në votim, qaq i rëndësishëm ka qenë për ju autoriteti i konkurrencës sa nuke keni dhanë votën për to”.

Kusari-Lila e adresoi edhe akuzën e opozitës për keqmenaxhim të rezervave shtetërore nga qeveria, duke thënë se vetë akuzuesit kishin qenë pjesë e komisionit kur këto rezerva kishin shkuar në 0.

“Ky arsyetim o theksu pa ndonji arguemnt, as këtu nuk e thatë. Të gjitha ato shqetësime që I keni ngritë kanë qenë akuza spekulative që jemi mësu me i pa të dpeutetëve të opozitës që pretendojnë natyrisht se i keni njerëzit kudo nëpër institucione edhe mundoheni të tregoni se keni sinjalizime apo jeni të sinjalizuar”.

“Statisitkat dhe punët në terren flasin për të kundërtën. Në krahasim me vitet e mëhershme, rritja e rezervave shtetërore, përfshirë buxhetin e rezervës shtetërorem është një mijë e 600 për qind krahasuar me periudhat e mëhershme”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera