Lajme

Kusari-Lila: Pas fitores në Podujevë, së shpejti do të ketë ndryshime në krejt Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 29 November 2020

Deputetja nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizje Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas fitores së kandidatit të kësaj partie për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi në bastionin e deritanishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas 20 vjet qeverisje.

Ajo ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes shpreh vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe se sipas saj, ndryshimi i radhës në krejt Kosovën do të vijë së shpejti.

“Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi sonte në Podujevë flet zëshëm për vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumuluar me situatën në Kosovë. Urime Podujevë, Urime bashkëpunëtorë të Lëvizjes dhe urime kryetar i zgjedhur i Podujevës. Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti”, shkruan Kusari-Lila në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera