Kusari-Lila paralajmëron padi për ish-deputetin e Listes Serbe dhe gazetarin Berat Buzhala
Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 11 July 2023
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se audio incizimi i sotëm i publikuar nga gazetari Berat Buzhala, është prerë dhe cunguar dhe se mban interpretime e komente.
Ajo thotë se lidhur me këto, do të ballafaqohet në gjyq me ish-liderin e Listes Serbe dhe gazetarin Berat Buzhala.
“Sot biseda e lëshuar, të cilën e kam dëgjuar para se të vija në studio te ju, për dallim të asaj mbrëmë që e kam dëgju ten në studio, në kuptimin e përmbajtjes kur kam lexu titujt, e kam kuptu që sot përveç që është e prerë, dmth është e cunguar, gjithashtu përmban edhe interpretime edhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës, për të cilat ne tash definitivisht do të ballafaqohemi në gjyq. Si e parë e punës është incizimi i pa autorizuar prej Slavko Simiq, si e dytë e punës është mos marrja e asnjë konfirmimi nga unë lidhur me këto incizime nga Berat Buzhala, dhe si e tretë e punës është komentet, nxitja, fyerja dhe cenimi i integritetit e personalitetit tim”, deklaroi Kusari-Lila.
Ajo tha se asnjëherë tjetër nuk ka pasur komunikim me Radoiçiqin, pos atyre tre minutave të cilat i ka konfirmuar edhe vetë.
“Ajo krejt çfarë është duke u propagandu, përfshirë edhe atë materiak i cili ka dalë për pesë herë, e kontestoj me çdo gjë të mundshme dhe e sfidoj secilin. Unë mund të konfirmoj me krejt vërtetësinë sa është e vërtetë që sonte jam në studio te ti se nuk ka asnjë bisedë tjetër përveç të asaj që e kemi dokumentu ose e kemi konfirmu në fakt atë tre minutshin që e kam dëgju Radoiçiqin duke u anku për hapësirën e ngushtuar nga kryeministri Kurti për të qendru në Kosovë, as edhe një tjetër të vetme”, tha Kusari-Lila.
Të tjera
-
“Po pritoj me fol për autostradë” – PSD vendosë grafite me fotografinë e Liburn Aliut në magjistralen Gjilan – Prishtinë
Partia Socialdemokrate ka vendosur disa grafite në magjistralen Gjilan – Pris...
-
Largohen me rrënjë pishat shumëvjeçare tek Teatri Kombëtar
Objekti i Teatrit të Kosovës tash e disa muaj është në procesin e renovimit. ...
-
Sokol Dobruna ftohet si dëshmitar nga Specialja
Ish-kryetari i gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, të ...
-
Dorasi dhe viktimat në Klinë, ishin shokë klase
Klina është tronditur mbrëmjen e së mërkurës. Një burrë vrau me armë zjarr...
-
Kurti: Populli ynë nuk e harron mbështetjen e Belgjikës në ditët e vështira
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e or...
-
Delegacioni i ushtrisë gjermane viziton ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, flasin për planin bilateral M2M
Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK, një delegacion i Departamentit për Bash...
-
Osmani takon gjeneralin Clark: Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjenera...
-
Edhe në 697 banka tjera gjermane, Kosova do të figurojë si shtet i pavarur
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se pas Deutsche Bu...
-
Ramush Haradinaj propozon udhëheqjen e qeverisë së ardhshme në rotacion me PDK-në e LDK-në
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të pë...
-
Publikohen mesazhet në Whatsapp, rëndohet pozita e mësuesit të akuzuar për ngacmim seksual
Mësuesi i lëndës së artit pamor në një shkollë 9-vjeçare në Korçë i dërgonte ...
-
Agim Çeku dhe ish-ushtari i UÇK-së me Wesley Clark për kafenë e mëngjesit: Takim i përzemërt
Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ç...
-
KQZ njofton se do të hapen kutitë postare për votimin jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin pë...