Lajme

Kusari-Lila paralajmëron kallëzim penal ndaj Simiqit e medias që i publikoi incizimet

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 25 July 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha sot pas mbledhjes së Kryesisë se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca plenare, të fundit në këtë sesion.

Kusari Lila në një konferencë për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë tha se kanë pasur një debat lidhur me incizime, ndërkaq bëri të ditur se ka të përgatitura dy kallëzime penale, njëra ndaj ish-deputetit Sllavko Simiq dhe tjetra ndaj gazetarit dhe mediumit që i ka publikuar.

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje i quajti të jashtëligjshme këto incizime, raporton Telegrafi.

-Advertisement-

“…Kishim një debat mbi kërkesën e opozitës për të diskutuar mbi incizimet e jashtëligjshme edhe në krejt diskutimin çdo ditë pas publikimit jam deklaruar dhe nuk kam hezituar, qoftë të gazetarëve por edhe të opinionistëve.

Pyetjet që kanë qenë tha ajo janë më shumë të natyrës spekulative e që kanë për synim goditje politike”, tha ajo.

Sipas Kusarit-Lilës opozita natyrisht e ka mundësinë që ta thërrasë seancë të veçantë.

“…Nuk kanë qenë përgjime të organeve të drejtësisë apo policisë për dyshime për ndonjë vepër penale por incizime të jashtëligjshme dhe të edituara nga ata që do të bartin pasoja ligjore… Kam të përgatitura dy kallëzime penale që do të dorëzohen brenda pak ditëve, një ndaj ish-deputetit Slavko Simiq dhe tjetri ndaj portalit dhe gazetarit që ka bërë publikimin dhe editimin e atyre materialeve”, tha Kusari-Lila.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera