Lajme

Kusari-Lila: Opozita sot na la pa votimin e 4 marrëveshjeve ndërkombëtare, në vlerë 100 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 19 April 2022

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me kërkesën e opozitës për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për situatën me energjinë elektrike.

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari the se sot në Kuvend u tentua të bëhet një përpjekje e kundërligjshme për formimin e këtij komisioni në kundërshtim me rregullat për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

“Sot ishim dëshmitarë të një përpjekje të kundërligjshme. Kjo ishte përpjekja e dytë e opozitës të cilët në kundërshtim me rregullat për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar. Ata tentuan të na vendosin para aktit të kryer. VV refuzoi të bëhet pjesë e kësaj vendimmarrje. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur në raport me kërkesat për hetim parlamentar, Ne nuk mund t’ia bëjmë numrat opozitës kur bëjnë shkelje, përkundër faktit që ne mbështesim”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

Kusari tha se Lëvizja Vetëvendosje është për hetim parlamentar, por nuk mund të ju dalin në ndihmë opozitës duke shkelur normat ligjore.

Ajo akuzoi opozitën për dështimin e votimit të katër marrëveshjeve ndërkombëtare, vlera të cilave, siç tha ajo arrin në 100 milionë euro.

“Vetëm sa për informatën e juaj dhe të qytetarëve, sot në mungesë të partive opozitës, si rrjedhojë e lëshimit të sallës, mbetën pa u votuar 4 marrëveshje ndërkombëtare.

Vlera totale e tyre 100 milionë euro. Kushtëzimi i pjesëmarrjes së tyre dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është në kundërshtim me mandatin e tyre sepse këto marrëveshje janë për qytetarët e Kosovës”, tha Kusari Lila.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera