Lajme

Kusari-Lila: Ne nuk shohim se ka telashe në Kuvend, përveç atyre që po i krijon opozita

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 10 July 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar për dështimin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo më pas është shprehur se nuk shohin telashe në Kuvend, përveç, siç u shpreh ai, ato që po i krijon opozita, siç i quajti ajo, të paqena.

“Ne nuk shohim se ka telashe në Kuvend, përveç ato që po i krijon opozita, të paqena. Puna jonë me pozitën, apo me numrin e shumicës së thjeshtë do të vazhdojë. Sesioni pranveror vazhdon punën deri në fund të korrikut dhe pastaj në gusht do të shkojmë në pushim, si çdo vit tjetër, siç është e paraparë edhe me rregullore të Kuvendit”, është shprehur Kusari-Lila.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera