Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 25 April 2024
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se mundësia që të arrihet një marrëveshje për dinarin në takimin e sotëm, varet nga bashkësia ndërkombëtare, nëse është në gjendje ta bind Serbinë të mos jetë “palë destruktive” në dialog.
Kusari-Lila ka thënë për Ekonomia Online se Kosova në këto takime ka treguar se është e hapur për të gjetur zgjidhje për dinarin serb, ndërsa të kundërtën e mendon për palën serbe.
“Ju keni dëgjuar deklaratat edhe të përfaqësuesit të BE-së po ashtu edhe të palëve që janë në takim këtë rast edhe të Kosovës që pala kosovare ka treguar konstruktivitet dhe vullnet për gjetur zgjidhje në raport me lehtësimin e marrjes së pagesave për përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë për ata të cilit marrin këto pagesa përmes sistemit bankare dhe valutës zyrtare. Ne kudër të këtyre parametrave apo në kudër të këtyre standardëve duhet të gjendur zgjidhja e lehtësimit të qasjes në mjete siç është kërkuar dhe kemi treguar vullnet për këtë, qoftë me shtyrje të procesit të sanksionimit për ata të cilët kanë proces mund të kenë sfida apo edhe në zbatimin e transfereve, gjegjësisht konvertimin e dinarit në euro dhe lehtësimin e qasjes apo marrjen e këtyre mjeteve. Në veçanti brenga ka qenë për personat e moshës së tretë”, ka thënë Kusari-Lila.
Sipas saj, Serbia në të gjitha aspektet është pala destruktive, duke përfshirë marrëveshjet e mëhershme. Ajo ka përmendur edhe lobimin kundër anëtarësimit të Kosovën në Këshill të Evropës.
“Në këtë aspekt tashmë është bërë e njohur që Serbia është pala destruktive, Serbia në të gjitha elementet edhe të marrëveshjeve të më hershme e këto të fundit të Brukselit dhe Ohrit ka treguar mosvullnet për zbatim dhe shkelje, prej cenimet të sovranitet territorial dhe sigurisë në Kosovë e deri te lobimi intensiv kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, rasti i fundit me KiE. Prandaj a do të këtë sukses ky takim sot do të varet sa do të jetë e suksesshme bashkësia ndërkombëtare ta bind Serbinë të mos funksionoj me destruktivitetin e treguar deri me tani”, ka thënë ajo.
Edhe pas pesë takimesh ku është diskutuar çështja e dinarit, nuk është arritur marrëveshje.
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...