Lajme

Kusari-Lila kthen kokën për 180 shkallë gjatë votimit për Trustin, vrojton mos po “gabon” ndonjë deputet i VV-së

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 19 January 2023

Nuk ka kaluar projektligji për tërheqjen e Trustit, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër. Gjithsej 97 deputetë kanë votuar, prej tyre 42 vota kanë votuar për, ndërsa 55 kundër në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës.

Interesante gjatë votimit ishte veprimi i shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e cila ishte e kthyer gjatë tërë kohës prapa, për të parë nëse ndonjë deputet i partisë së saj do të mbështeste projektligjin.

Kusari-Lila njihet për përplasjet e shpeshta me deputetët e grupit të saj. Ajo nga shumë mbështetës të VV-së, po edhe nga vetë deputetë të partisë, shihet si ‘shefe’ që shtyp vullnetin e deputetëve për çështje të ndryshme që trajtohen në Kuvend.

-Advertisement-

Arsye për këtë vrojtim të kujdesshëm të saj mund të ketë qenë paralajmërimi për mundësinë që deputetë të partisë së saj ta mbështesin këtë projektligj, i cili ishte kundërshtuar ashpër edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /GazetaExpress

Momenti i votimit KËTU.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera