Ekonomi

Kusari-Lila: Kosova po humb miliona euro nga kriza politika

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 14 August 2017

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nga kjo krizë politike Kosova ka humbur miliona euro.

“Kosova ka humbur 15 milionë euro të kredisë së Fondit Monetar Ndërkombëtarë për shkak të mungesë së Institucioneve të Kosovës ndërsa 5 milionë euro u shpenzuan për zgjedhje të jashtëzakonshme ndërsa jemi në rrezik edhe për një palë zgjedhje të jashtëzakonshme”, shkruan Infokusi.com

Kusari-Lila ka thënë gjithashtu se moskonstituimi i Kuvendit është duke e thelluar krizën në vend

-Advertisement-

“Moskonstituimi i Kuvendit nuk është duke bërë një zgjidhje por është duke e thelluar krizën e Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera