Kusari Lila i përgjigjet opozitës, publikon projektligjin: Ju vetë pranuat që UÇK-ja ka arkiva
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 10 September 2021
Ushtruesja e Detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, është kundërpërgjigjur pas reagimeve të shumta për deklaratën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për arkivat e UÇK-së, pas vazhdimit të dialogut në Bruksel.
Ajo ka akuzuar opozitën e vetë e kanë pranuar që këto arkiva ekzistojnë duke publikuar edhe Projektligjin për vlerat e luftës në të cilin sipas Kusari – Lilës ekziston pika për arkivin e UÇK-së, shkruan Gazeta Infokus.
“Të njejtit akterë dhe të njejtat grupime politike ishin në Kuvend legjislaturën e kaluar, kur vetë draftuan dhe prezantuan Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Në atë projektligj Neni 3, pika, 1.11 vlerë e luftës është shënuar: Arkiva e UÇK-së. Arkivën e UÇK-së nuk e aktualizoi Zëvendës Kryeministri Bislimi, atë e definuan ata që draftuan projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së”, shrkuan ajo.
Ky është reagimi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë,
Reagimet e vrullshme dhe me sulme ofenduese ndaj Qeverisë Kurti dhe zëvëndeskryeninistrit Bislimi pas takimit për të pagjeturit në Bruksel, e tregojnë në thelb pse çështja e të pagjeturve dhe shumë çështje tjera të luftës dhe pasluftës janë të pazgjidhura.
Të njejtit akterë dhe të njejtat grupime politike ishin në Kuvend legjislaturën e kaluar, kur vetë draftuan dhe prezantuan Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Në atë projektligj Neni 3, pika, 1.11 vlerë e luftës është shënuar: Arkiva e UÇK-së.
Arkivën e UÇK-së nuk e aktualizoi Zëvendës Kryeministri Bislimi, atë e definuan ata që draftuan projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Dje e sot, mund të bërtasin, mund të ofendojnë, por mbi të gjitha, duhet të tregojnë, për cilën arkivë si vlerë të luftës e kishin fjalën kur draftuan projektligjin?! Projektligji është dokument zyrtar dhe publik në momentin kur dorëzohet për procedim në Kuvend.
A kanë menduar sponzorizuesit e projektligjit se të tjerët e lexojnë projektligjin dhe do të kërkojnë informata shtesë për të? Nëse UÇK-ja nuk ka arkiva, pse është listuar arkiva si vlerë e luftës në projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së?
Apo nëse ka arkivë dhe arkiva e UÇK-së ka të bëjë me plane të rezistences ushtarake, përgaditje me armatim, mobilizim të popullatës për mbrojtje nga agresori policor dhe ushtarak serb, atëherë nuk ka nevojë për fushatë politike sot, por për zbardhje të fatit të pagjeturëve. E për zbardhjen e fatit të tyre, nuk ka dyshime askush se krejt çfare na duhet janë arkivat e shtetit Serb për krimet e tyre në Kosovë. Dhe nëse është arritur marrëveshja dhe ajo marrëveshje zbatohet për të hapur ato, atëherë mund të besojmë se do të ketë përparim në zbardhjen e fatit të pagjeturve përfundimisht pas 22 viteve.
E nëse UÇK-ja nuk kishte arkivë, le të përgjigjen ata që e shënuan atë si vlerë të saj në projektligj, për çka e kishin fjalën.”/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...