Lajme

Kusari-Lila i kundërpërgjigjet PDK-së: Mos të krijohet bllokada dhe bindja se dikush këtu po fsheh diçka

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 05 May 2022

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, për t’u ndërprerë seanca e sotme plenare derisa të gjendet një zgjidhje për themelimin e Komisionit Hetimor për krizën energjetike.

Kusari-Lila ka thënë që të mos krijohet bllokada dhe bindja se dikush po fsheh diçka, duke bërë thirrje që grupet parlamentare bashkë me kryetarin, Glauk Konjufca, të ulen për të gjetur një zgjidhje.

“Po bëj thirrje që të ulemi bashkë grupet parlamentare dhe ju kryetarë, të gjendet modaliteti që i jep kahje dhe drejtim kësaj çështjeje. Por, mos të krijohet bllokada dhe bindja se dikush këtu po dëshiron të fsheh diçka. Nëse kjo seancë do të ishte jashtëligjshëm e ftuar, ju nuk do të ishit këtu. Natyrisht që jemi kundër themelimit të dy komisioneve hetimore për të njëjtat çështje me angazhim të deputetëve bëhet një lëmsh i madh në raport të funksionimit dhe dalim qesharak”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

“Ju është dashur të mendoni kur i keni mbledhur 40 nënshkrimet. Nëse refuzoni të dilni në zgjidhje atëherë nuk e di çka të bëjmë. Ne kemi bërë përpjekjet maksimale për ta themeluar këtë komision”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera