Lajme

Kusari- Lila flet pak minuta para fillimit të seancës për shpërndarjen e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 22 August 2019

Kryetarja e partisë së Alternativës, Mimoza Kusari pak minuta para fillimit të seancës plenare ka thënë se pret që Kuvendi të shpërndahet me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit

“Pres të shpërndahet Kuvendi dhe do të votojë. Gjatë ka shkuar kjo qeverisje e keqe e Kosovës. Prapë mendoj që është një momentum i mirë për Kosovën. Mendoj që të kemi një qeverisje ashtu siç e meriton Kosova”, tha ajo para mediave.

Kurse lidhur me raportet me deputetin tjetër të kësaj partie, Ilir Deda, ajo tha se rrugët tona tashmë janë ndarë dhe se do të veprojnë ndaras.
“Rrugët tona janë ndarë, ai ka dhënë dorëheqje nga Alternativa ditë më parë. Unë mendoj që nuk ka shumë deputetë për të vazhduar më tutje”, tha ndër të tjera ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera