Kusari-Lila: Drafti i Asociacionit nuk u dërgua në Kushtetuese, pasi s’kishte reflektim për komentet e dërguara
Autori: Gazeta inFokus
10:12 | 10 March 2024
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, pasi është pritur të ketë reflektim në komentet që pala kosovare i ka bërë te ndërmjetësi për dialog, Miroslav Lajçak.
Kusari-Lila, në një intervistë për KosovaPress, deklaron se është skeptike se do të ketë progres në dialog para zgjedhjeve në Bashkim Evropian.
Sipas saj, dërgimi ose jo i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese nuk do të ndryshonte situatën aktuale në terren në katër komunat veriore.
“Kërkesë e përhershme ka mbetur gjatë gjithë kohës ose në baza periodike është përmendur domosdoshmëria e dërgimit të statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, gjë e cila nuk është bërë pasi është pritur të ketë reflektimi në komentet që pala kosovare i ka dorëzuar te ndërmjetësi për draft-statutin e Asociacionit…18:00 Nuk është se në terren do të ndryshohej shumë situata sikur draft-statuti të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese. Në terren ndryshohet situata kur të ketë normalitet në funksionimin e jetës siç shihet dhe është çdo vend në Kosovë. Kur qytetarët kanë siguri, evidencat e fundit tregojnë se është rritur siguria në katër komunat në veri të vendit. Po ashtu, të fillohet të kryhen obligimet ndaj kompanive që ofrojnë shërbime publike. Të fillojë dhe të vazhdojë në kontinuitet funksionimi i mirëfilltë i qeverisjes lokale, jo në shërbim të grupeve të caktuara të interesit, por të gjithë qytetarëve pa dallim, siç po ndodh tani. Natyrisht, pas procesit zgjedhor pastaj të shikohen hapat të tjerë”, thotë Kusari-Lila.
Shefja e deputetëve të LVV-së akuzon Serbinë për qasje dekonstruktive në dialog. Ajo thekson se përderisa nuk ka masa ndëshkuese ndaj Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë dhe derisa shteti fqinj mbron personat që kanë qenë të përfshirë në agresionin ndaj Kosovës, është e vështirë të thuhet se mund të ketë lëvizje përpara në dialog.
“Është e vështirë të thuhet për faktin se është një periudhë shumë e shkurtë kohore. Zgjedhjet tashmë janë afruar, kanë mbetur pak më shumë se dy muaj, por nënkuptohet se para zgjedhjeve do të ketë angazhim të të gjithë akterëve në fushatë elektorale në vendet e BE-së. Për ne mbetet shumë sfiduese fakti që Serbia ende mban dhe aktivisht mbron të gjithë ata persona që kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë. Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë lëvizje nga bashkësia ndërkombëtare në raport me masat që do të duheshin t’i vendoseshin Serbisë për involvimin e tyre në këtë sulm të rëndë që iu bënë Kosovës. Prandaj të themi që do të ndryshojnë gjërat në këtë periudhë kaq të shkurtë kohore, para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian është e vështirë”, shton ajo.
Duke folur për rregulloren e BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë dhe mundësitë që e njëjta të diskutohet në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel, Kusari-Lila, thotë se e vetmja çështje që mund të bisedohet në raport me këtë temë janë gjetja e mekanizmave lehtësues për konvertimin e dinarit në euro.
“Niveli politik për këtë çështje është kryer, pasi ne kemi të paraparë që kemi një valutë në Kosovë që përdoret për pagesat e brendshme. Edhe një herë po e ritheksoj se transferet mund të bëhen, por ato duhet të konvertohen kur të nxjerrën për pagesa brenda Kosovës…E vetmja çështje që mund të diskutohet në raport me këtë temë janë mekanizmat lehtësues për procedurën e ndërmjetme dhe jo ndryshimi apo reflektimi ndryshe për përdorimin e valutës tjetër në Kosovë”, thotë ajo.
Krahas këtyre, Kusari-Lila për KosovaPress flet edhe për zgjedhjet në katër komunat veriore dhe mundësitë e heqjes së masave ndëshkuese pas caktimit të datës për votimin e largimit të kryetarëve aktualë.
“(Votimi) Duhet të ketë mbi 50 për qind plus një të votuesve të regjistruar, pas së cilit nëse ato rezultojnë të tilla me largimin e kryetarëve, atëherë do të iniciohet apo fillohet me procedimin e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër komunat në veri, të cilat do të nënkuptonin mandate të kryetarëve për një vit, deri në vjeshtën e vitit 2025, kur janë zgjedhjet e rregullta lokale… 06:43 Masat ndëshkuese do të duheshin të ishin larguar tashmë, për arsye se një prej kërkesave dhe kritereve ka qenë de-eskalimi. Shihet se në veri s’ka situatë të eskaluar siç ishte në fillim verën e vitit të kaluar… 9 Masat nuk kanë qenë për procesin e dialogut, kanë qenë vetëm për situatën e sigurisë, de-eskalimin, uljen e numrit të policëve atje dhe pastaj organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale. S’ka pasur elemente apo kritere të tjera të natyrës politike në vendimmarrje”, përfundon Kusari-Lila./kp/

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...

































