Kusari-Lila dhe Ilir Deda kërkojnë ndihmë nga qytetaret, kjo është arsyeja!
Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 16 August 2017
Alternativa e Mimoza Kusari-Lilas dhe Ilir Dedës nëpërnjet një letre u kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve të Republikës për mbështetje financiare për subjektin e tyre.
“Alternativa ka për qëllim që të rikthej besimin në qeverinë dhe institucionet duke krijuar dhe fuqizuar besimin në vlerat e demokracisë”, thuhet ndër të tjera.
Letra e plotë:
Partia politike “Alternativa”, e regjistruar zyrtarisht me 24 Korrik të këtij viti dhe me profil liberal demokratik, bënë ftesë për mbështetje financiare nga gjithë qytetarët e Kosovës të cilët duan jetësimin e synimeve dhe qëllimeve të këtij subjekti.
Alternativa si parti me program liberal demokratik është e vendosur që të punojë drejtë krijimit të një shoqërie ku vlerat e barazisë, drejtësisë dhe lirisë të triumfojnë.
Diskursi politik në vend ka krijuar një boshllëk në mes të nevojave të qytetarevë dhe prioriteteve të qeverisë, gjë e cila ka rezultuar në humbjen e besimit të qytetarëve në institucionet dhe qeverinë. Qytetarët kanë humbur besimin në shkollat, spitalet, mediumet e informimit dhe jo vetëm. Kështu, është krijuar një atmosferë letrargjie në vend ku qytetarët e Kosovës ndihen të lënë anash, të pashpresë e të paperspektivë.
Alternativa ka për qëllim që të rikthej besimin në qeverinë dhe institucionet duke krijuar dhe fuqizuar besimin në vlerat e demokracisë.
Andaj, për të jetësuar qëllimet dhe vizionin e partisë “Alternaiva” kemi nevojë për ndihmën e gjithë juve. Theksojmë se secili donacion dhe secila ndihmë është tejet e rëndësishme për ne dhe cila do shumë ka vlerë të madhe për ne se tregon besimin tuaj në vizionin tonë.
Deri tani kemi arritur të jemi aktiv në këto komuna: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe Vushtrri. Në të gjitha këto komuna kemi zyre aktive dhe administrator të cilët iu shërbejnë këshillave inicues të partisë. Megjithatë, synimi ynë është shtrirja në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe përfaqësimi i gjitha grupeve etnike dhe shoqërore në subjektin tonë.
Sfida e radhës për ne dhe demokracinë e Kosovës janë zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 22 Tetor, 2017. Alternativa do të garojë në këto zgjedhje si subjekt i pavarur me kandidatët më të mirë si përfaqësues të interesave të qytetarëve.
Për t’u realizuar qëllimet dhe synimet tona të përbashkëta, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Për të qenë pjesë e mbështetjës dhe ndërtimit të Alternativës, ju lusim të na kontaktoni në ketë email adresë: [email protected] për sqarime dhe detaje rreth mënyrës së dhurimit të kontributeve.
Me respekt,
Partia Politike “Alternativa”
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...