Lajme

Kusari-Lila: Borrelli ishte i anshëm – për Kosovën, dialogu është platforma e vetme për normalizim

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 23 November 2022

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Shefi për Politikë të Jashtme të BE-se, Josep Borrel të hënën në takimin në Bruksel ishte i anshëm.

“Ndërmjetësi do të duhej të ishte neutral”, është shprehur ajo në Rubikon, derisa ka folur për takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Megjithëse se Borrell kritikohet për anëshmëri në procesin dialogues, dialogu për Kosovën është i paalternativë.

-Advertisement-

“Pala kosovare mbetet që dialogu është platforma e vetme për normalizim. Palët të hënën ishin të përgatitura, ishte një draft i një deklarate të përbashkët midis Kurtit dhe Vuçiq. Ky draft ka qenë Ii ndarë para se ata të shkonin në Bruksel. Kurti e ka pasur të njëjtin draft dhe ka pasur pajtueshmëri për të”.

Kusari-Lila ka folur edhe për planin e prezantuar si franko-gjerman, që sipas saj parasheh normalizimin e raporteve në dy faza.

“E para është njohja nga pesë shtete anëtare të BE-së, pastaj heqja e të gjitha pengesave ndaj Kosovës dhe më pastaj njohja formale”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera