Lajme

Kusari-Lila akuza KFOR-it: Nuk mbrojtën gazetarët e dhunuar në Veri!

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 17 June 2023

Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së,  Mimoza Kusari Lila tha se është shqetësuese që ushtarët e KFOR-it nuk ndërhynë për të ndihmuar gazetarët e dhunuar në veri të Kosovës.

Ajo mbështeti deklaratat e gazetarëve se urdhri për sulm është dhënë nga deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiç, ndërsa kritikoi ashpër KFOR-in për mungesën e veprimit.

“Dje kemi parë një skenë që është me të vërtetë shumë brengosëse kur edhe ushtarët e KFOR-it, jo që nuk kanë ofruar ndihmë në largimin e protestuesve, por i kanë shtyrë gazetarët drejt protestuesve, drejt këtyre bandave serbe dhe tashmë duhet ngritur alarmi në nivelin me të lartë edhe politik me përfaqësuesit e shteteve, që ushtarët atje përfaqësojnë për të pyetur se cili është misioni i vërtetë për arsye se ne tashmë ballafaqohemi me një situatë në të cilën të gjithë flasin për një zgjidhje, për deeskalim, flasin palët, ndërsa është vetëm njëra palë që e krijon këtë eskalim të situatës,” – u shpreh deputetja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera