Lajme

Kusari: Lavdi e përjetshme sakrificës së familjes Jashari dhe nderimi më i lartë për kombin shqiptar

Autori: Ermirë Berisha 11:24 | 28 November 2022

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila,  ka thënë se 28 Nëntori është data me peshën më të veçantë, shkruan Gazeta inFokus.

Lila teksa ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, është shprehur se populli ynë duhet të punojë çdo ditë për të bërë realitet sakrificat e tyre.

“Jemi këtu sot në nderim të 28 Nëntorit, ditës e cila ka shumë kuptime për kombin, në një rëndësi dhe peshë të veçantë, ditëlindja e komandantit legjenda, 110-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit, një ditë e cila në peshë dhe rëndësi çdo ditë e më shumë po tregon se sa e rëndësishme është të kultivohet dhe sa e rëndësishme është të kujtohet dhe sa e rëndësishme është që ne çdo ditë të angazhohemi që këtë ditë ta bëjmë realitet për idealin dhe sakrificën e gjithë atyre që nuk janë më. Sot me përulje, si çdo herë tjetër, jemi këtu për të nderuar një sakrificë që është e pashembullt në kombin tonë në kuptimin e sakrificës për tërë familjen Jashari. Lavdi e përjetshme sakrificës së familjes Jashari dhe nderimi më i lartë për kombin shqiptar”, ka thënë Kusari./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera