Lajme

Kusari ia jep meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 20 April 2023

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka përshëndetur vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili edhe u nënshkrua dje dhe qytetarët mund të udhëtojnë në zonën Shengen më së largu me 1 janar 2024.

Para deputetëve Kusari-Lila tha se procesi i liberalizimit të vizave ka qenë i gjatë, por që ditën e djeshme u përmbyll.

Sipas shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, ditën e djeshme u përmirsua një padrejtësi që ka penguar kosovarët të udhëtojnë drejt Evropës.

-Advertisement-

“Dje u përmbyll procesi me i gjatë për liberalizimin e vizave. U përmirsua një padrejtësi e cila pengoi udhëtimin e kosovarëve në zonën Shengen. Ky proces fatkeqësisht ndër vite është lidhur edhe me proceset politike. E drejte e mohuar gjatë për qytetarët e vendit”, tha Kusari-Lila.

Mimoza Kusari-Lila ia atribuoi Qeverisë Kurti meritat lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën ndërsa citoi edhe ambasadorin francez, Olivier Guerot:

“Pikërisht shkaku i masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Emmanuel Macron u pajtua për liberalizim të vizave verën e kaluar”, shkroi ambasadori francez ditën kur u votua në Parlamentin Evropian për vizat e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera