Lajme

Kurtit i vjen një “mik” prej arabisë

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 17 June 2023

Qeveria me një komunikatë për media ka njoftuar se kryeminsitri Albin Kurti sot ka pritur në takim një delegacion saudit.

Kurti me pjestarë të kabintetit të tij, ka pritur ministrin saudit të Investimeve, Khalid Al Falih.

Kryeministri ka falënderuar shtetin saudit për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al Falih, i cili qëndroi në vizitë njëditore zyrtare në Kosovë, i shoqëruar nga ambasadori Faisal Ghazi Hifzi dhe përfaqësuesi i Fondit Saudit për Zhvillim, Sulltan AlMarshad.

Në takim, përkrah kryeministrit Kurti ishin ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin saudit për përkrahjen e parezervë të Arabisë Saudite përgjatë gjithë këtyre viteve të shtetit të Kosovës.

Ai dhe ministri Al Falih u shprehën të kënaqur për marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Ata folën për potencialin dhe mundësitë për thellimin e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Ky ishte takimi i dytë i sivjetmë i kryeministrit Kurti dhe ministrit saudit të Investimeve, Khalid Al Falih.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera