Lajme

Kurtit i telefonon Këshilltari Special i Blinken: Më uroi për marrëveshjen

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 23 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, këshilltari special i sekretatit amerikan Antony Blinken.

Siç ka shkruar Kurti në Twitter, Collet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër.

”Kishte një telefonatë me  CounselorDOS. Chollet i cili më uroi për Agrmt-in arriti në Ohër/Ohër, duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja bazë dhe aneksi, sipas tekstit dhe frymës, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet“, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Pikërisht sot Kurti është duke e paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës marrëveshjen e arritur në Ohër, ndonëse pa nënshkrim.

Në një moment Kurti u largua nga salla dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha e ”e ka një telefonatë të rëndësishme“.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera