Kurtit i është dhënë një afat që t’i përgjigjet Macronit e Sholcit për propozimet që i sollën këshiltarët e tyre
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 14 October 2022
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i është dhënë një afat që t’i përgjigjet presidentit francez, për propozimet që i sollën këshilltaret e tyre.
Kjo është konfirmuar nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili vendosi të lëshohet në disa detaje rreth iniciativës franko -gjermane për gjetjen e një marrëveshjeje Kosovë -Serbi.
Ai tha se i di të gjitha detajet, por u tregua i përmbajtur rreth asaj që përmbajnë propozimet.
I pyetur nëse Parisi e Berlini po angazhohen për një marrëveshje pa njohje, Bislimi ishte i shkurtër dhe nuk e përmendi “marrëveshjen me njohje në qendër”. “Për këtë duhet të flasin bartësit në momentin kur ata mendojnë se është koha e duhur për të folur”.
Dy këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, që erdhën në Prishtinë më 9 shtator e pastaj vazhduan edhe në Beograd, me propozime për Kosovën e Serbinë, kanë sjellë edhe një afat me vete se kur duhet të japë përgjigje Kurti.
Propozimet e Gjermanisë e Francës janë bërë objekt diskutimesh tash e disa javë në Kosovë e Serbi.
Fillimisht, pala kosovare është treguar e rezervuar rreth një shkrimi në media ku thuhej se “non paper’ që është sjellë nga gjermanët dhe francezët përmban elementet e një marrëveshje që do të arrihej në vitin e ardhshëm, që nuk do ta adresonte njohjen menjëherë, por me të cilën do të sigurohej njohja nga pesë vendet anëtare.
Vuçiq ndërkaq duke folur për letrën që thoshte se ka refuzuar të pranojë, por që vetëm e ka lexuar, ka thënë se Serbisë i kërkohej që Kosova të lejohet të anëtarësohet në OKB. Por, kjo është hedhur poshtë gjerësisht në Kosovë, duke thënë se bëhet fjalë për propagandë të Vuçiqit.
Në Kosovë, janë hapur pak më shumë rreth kësaj teme javën që shkoi. Fillimisht, ekzisten e propozimit gjermano – francez e pranoi Donika Gërvalla e më pas edhe Kryeministri Kurti.
Kurti të hënën në Gjilan tha se po qarkullojnë ide. Sipas tij, jo vetëm në Paris e Berlin, por edhe në Uashington, Bruksel, Romë, Prishtinë e Beograd.
“Ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që të jap edhe më shumë fuqi zotëri Lajçak, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane. Diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare, aq më pak vendimtare që do të mund të thuhej që ky është propozimi franko-gjerman dhe rrjedhimisht diskutojeni tash dhe jepni vërejtjet”, ka thënë Kurti në Gjilan, të hënën.
Bislmi i duke folur në një intervistë mbrëmë tha se është Kurti ai që duhet të japë përgjigje për propozimin franko -gjerman
“Çka është trajtu unë nuk mundem me diskutu, se nuk kam qenë pjesë e diskutimeve edhe iu takon atyre personave që kanë qenë të kyçur me vendos se kur ka substancë të mjaftueshme, nëse ka, për me dalë në publik. Në qoftë se në këtë moment do të dilej me ndonjë element në publik, mendoj që kjo do të ishte kundër produktive dhe e dëmshme” tha Bislimi.
“Ajo që ka dalë në publik nuk ka të bëjë kurgjo me diskutime e brendshme. Unë besoj që dokumenti që ka rrjedhë në publik, është një listë e dëshirave e përpiluar, ndoshta në Serbi, por që nuk është ajo që është tek z.Kurti apo tek Zoti Vuçiq, për aq kohë sa, unë besoj që është prezantuar e njëjta te të dy palët, nuk e dimë cfarë i është prezantuar z.Vucic. ajo që ka deklaruar Vuciq nuk është e saktë” shtoi Bislimi.
I pyetur nëse Parisi e Berlini po angazhohen për një marrëveshje pa njohje, Bislimi ishte i shkurtër.
“Për këtë duhet të flasin bartësit në momentin kur ata mendojnë se është koha e duhur për të folur. Unë nuk jam pjesë e atyre bisedimeve. Ata kur kanë ardhur, janë taku tete a tete me zotin Kurti” theksoi ai.
Më tej, Bislimi tregoi që dy këshilltarët kanë lënë edhe një afat për përgjigje, por nuk tregoi se ka kohë Kryeministri dhe nëse përgjigja është dërguar..
“Mendoj se Kurti do të dërgojë përgjigjen e tij në momentin që i është kërku me e dërgu përgjigjen. Ka afat, duhet me dërgu” pohoi zëvendëskryeministri.
“Nuk jam unë personi që duhet me u deklaru për ni temë ku nuk kam qenë i përfshirë. Për gjithçka që ndodhë në Bruksel, unë jam kryenegociatori bartësi i procesit. Kjo është iniciativë franko -gjermane. Mua nuk më takon të flas, normal që i di detajet” përfundoi ai.
Të tjera
-
Kosova e akuzonte për tjetërsim pronash, dëshmia e tij mund ta çojë në burg Gjukanoviqin: Kush është biznesmeni malazez që u kap në Britani?
Biznesmeni malazez, Dushko Knezheviq, u ekstradua nga Britania e Madhe për në...
-
KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar njoftimi për ko...
-
Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e k...
-
Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 policëve
Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Një...
-
Popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të lartë në Europë
Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gja...
-
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari” – Qytetari rrepësisht kundër komunitetit LGBTIQ+
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari”, kështu u shpreh një qytetar i P...
-
Kosovari plἀgos me thiḳë gruan e tij në Austri
Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gru...
-
Ish-ushtaraku kapet duke spiunuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Si rezultat i një operacioni special, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës arresto...
-
Edward Joseph: Biden duhet të emëroj emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...
-
Javën e kaluar në spitalin e Pejës u lindën 14 djem e 10 vajza
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se javën e kaluar në këtë spital u...
-
Sot nis java e krenarisë në Prishtinë, befason i moshuari me deklaratën e tij “Ata s’kanë faj, Zoti i ka fal qashtu”
Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, do të fillojë sot Java e Krenarisë në ...
-
Arrestohet në Rinas 35-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga autoritetet belge
Policia shqiptare ka arrestuar në Rinas 35-vjeçarin nga Kosova i cili ishte s...