Lajme

Kurtit dhe Konjufcës do t’u hetohet pasuria

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 15 June 2022

Në mesin e zyrtarëve që do t’u hetohet pasuria nga Agjencia Kundër Korrupsionit ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kjo pas hedhjes së shortit që AKK-ja ka bërë të mërkurën për të hetuar pasurinë e tërësishme të 20 për qind të zyrtarëve që e kanë deklaruar atë.

Kontroll të pasurisë është thënë se do t’iu bëhet edhe disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka deklaruar se për të evituar lëshimet eventuale gjatë procesimit të të dhënave, Agjencia kundër Korrupsionit përmes personave kontaktues, javën e kaluar, ka dërguar te subjektet deklaruese regjistrat e deklarimit të pasurisë dhe tashmë ka pranuar përmirësimet nga ta.

“Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4684 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa 14 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, tha Buleshkaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera