Lajme

Kurtishi: Klinika e Onkologjisë nuk ka pacientë që janë të prekur edhe me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 13 August 2020

Pacientët me sëmundje kancerogjene janë pjesë e grupit të personave më të rrezikuar nga COVID-19. Përkundër kësaj situate të gjithë pacientët e prekur me COVID-19 që kanë vazhduar trajtimin në Klinikën e Onkologjisë e kanë tejkaluar sëmundjen.

“Për momentin në Klinikën e Onkologjisë nuk kemi pacientë të shtrirë që janë të prekur me COVID-19 por kemi pacientë ambulatorë që kanë marrë kimioterapi. Për fat të mirë asnjëri nga ta nuk ka pësuar dhe të gjithë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19”, deklaroi për RTV Dukagjinin Ilir Kurtishi.

Drejtori i Onkologjisë thotë se për dallim nga vitet tjera, sivjet janë regjistruar më pak persona të prekur sëmundjet kancerogjene.

-Advertisement-

“Deri në muajin korrik, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi për 10-15 për qind më pak pacientë të prekur nga kanceri. Këtë vit me sëmundje kancerogjene janë regjistruar 800 pacientë të ri, ndërsa vitin e kaluar deri në këtë periudhë ishin regjistruar 950 pacientë”.

Kurtishi thotë se megjithatë në këto shifra tregojnë se disa shërbime janë vonuar apo shtyrë.

Sa i përket stafit të prekur me COVID-19, Kurtishi thotë se nga gjithë punëtorët përfshirë edhe ata ndihmës janë infektuar 11 punëtorë por që të gjithë janë kthyer tashmë në punë pas rehabilitimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera