Kurti: Zgjedhjet në veri duhet të mbahen, Asociacioni nuk do të formohet

Autori: Gazeta inFokus
16:11 | 15 November 2022
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se autoritetet e Kosovës nuk do të lejojnë vakum në veri të Kosovës dhe se zgjedhjet në katër komuna duhet të mbahen, por gjithashtu hodhi poshtë mundësinë e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton APA.
Në një deklaratë për agjencinë austriake APA, Kurti tha se vendet e lira në veri të Kosovës, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, duhet të plotësohen shpejt dhe se nuk mund të presim kthimin e serbëve.
“Do të duhet të organizojmë zgjedhje të reja për pozitat e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës”, tha ai dhe shtoi se sa i përket 10 deputetëve të Listës Serbe, pozitat e tyre duhet të plotësohen nga të tjerët.
“Nëse nuk bëjnë, do të duhet të vazhdojmë me partnerët tjerë”, tha Kurti.
Ai gjithashtu thotë se punonjësit e policisë duhet të ndërrohen sa më shpejt, sepse, shton ai, është e nevojshme të sigurohet sundimi i ligjit dhe siguria për të gjithë.
Kurti pohon se vetëm “një pakicë ekstremiste në mesin e serbëve” qëndron pas protestave në veri, ndërsa shumica dërrmuese prej 90 për qind e serbëve të Kosovës kanë ndërruar targat e tyre dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë incident apo ankesë ndaj 1500 personave për paralajmërimet e dhëna për pronarët e veturave me targa serbe që të vendosin targat RKS.
Sa i përket Asociacionit, formimin e së cilës, siç thekson APA, e kanë kërkuar prej kohësh SHBA dhe BE, Kurti hedh poshtë mundësinë e formimit të saj.
“Vitin e kaluar unë erdha në pushtet dhe paraardhësit e mi e nënshkruan atë dokument, me të njëjtët njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi, pse nuk e formuan atëherë?”, pyeti ai.
Asociacioni bie ndesh me kushtetutën tonë, shtoi ai, sepse baza e Kushtetutës së Kosovës është multietniciteti i shtetit, me pretendime se kërkesat për një autonomi të tillë nuk vijnë nga popullata shumicë serbe në Kosovë. por vetëm nga Beogradi për të kompensuar humbjet që ka pësuar gjatë luftës në kohën e Sllobodan Millosheviqit.
“Por kjo nuk është e zbatueshme,” tha ai.
Kurti shprehu besimin se në dy vitet e ardhshme do të ketë një marrëveshje përfundimtare me Beogradin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
“Jam shumë optimist sepse me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, ka një shans të mirë për të arritur një marrëveshje”, pohon Kurti.

Të tjera
-
Muharremi: Liria e Medias po shkon veç keq e ma keq, LVV ka ndjekur një qasje të vazhdueshme armiqësore ndaj tyre
Pas publikimit të raportit të organizatës “Reporterët pa Kufij”, ku Kosova ës...
-
Rubio: Ukraina dhe Rusia ende larg marrëveshjes për paqe
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidenti amerikan, JD Van...
-
Rënia e Kosovës për 24 pozita në Indeksin vjetor të lirisë së shtypit, Kusari rendit arsyet
Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flu...
-
Cakolli: Votimi i fshehtë vlen për seancat e rregullta, jo për ato konstituive
Për të nëntën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës dje nuk arritën t...
-
“Gazetarët akuzohen si bashkëpunëtorë të armikut” AGK për raportin e Reporterëve pa Kufij: Alarmuese
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas publikimit të Indeks...
-
Gjendet 14 vjeçarja e zhdukur, mbahej në një shtëpi nga një burrë, dyshohet se e dhụnoi
Një vajzë 14-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familja e saj më 28 prill ...
-
Raportohet se është vet*plagosur një police aksidentalisht në Prizren
Një zyrtare policore është vetëplagosur aksidentalisht me armën e saj të shër...
-
Përkeqësohet në mënyrë dramatike liria e medias, Kosova radhitet 24 vende më poshtë nga viti i kaluar
Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit në Indeksin e Liris...
-
Abazi: Fatmirësi ideja e Limajt për largim nga AAK
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, kandidat për deputet...
-
Nis zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë
Prej 1 majit ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe ...
-
Shala: Dy deputete të LDK-së janë gati ta votojnë Qeverinë Kurti
Analisti politik, Azdren Shala ka thënë se dy deputete të Lidhjes Demokratike...
-
Kurti në siklet të numrave, lëshon “helm” ndaj PDK,së, LDK’së, AAK’së nëpërmjet Hysamedin Ferajt
Kreu i VV’së, Albin Kurti teksa është në siklet të numrave për konstituimin e...