Lajme

Kurti: Zgjedhjet janë të domosdoshme

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 26 October 2020

Shkuarja e vendit në zgjedhje po shihet si një gjë e domosdoshme për Kosovën, nga i pari i Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kryetari i kësaj parti, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka kërkuar edhe një herë që në vend të mbahen zgjedhje, shkruan Gazeta Infokus.

“Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Ai poshtu ka treguar se kësaj parti i janë bashkuar edhe dy anëtare të reja.

“Florije Rexha dhe Valentina Rexha, nënë e bijë me prejardhje nga Gjakova, u anëtarësuan në VETËVENDOSJE!. I mirëprita në takim bashkë me aktivisten e Lëvizjes Esma Bunjaku.Znj. Florije pas luftës migroi në Gjermani, ku edhe jeton tani me djalin e saj dhe familjen e tij. Ndërsa Valentina, e cila përfundoi studimet universitare në drejtimin e Arkitekturës në Prishtinë, migroi në mes të viteve të ’90-ta në Gjermani, e në 2006 u kthye në Kosovë. Valentina është sipërmarrëse dhe themeluese e disa kompanive vendore, të cilat bashkëpunojnë me kompani të ndryshme evropiane në tregti dhe industri të lehtë”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera