Lajme

Kurti: Zgjedhje të reja sa më parë

Autori: Gazeta inFokus 06:37 | 14 August 2018

Ne duhet të kemi zgjedhje të reja parlamentare sa më parë, që do të thotë në vjeshtë të këtij viti, ka thënë lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti ka folur të hënën për “Zërin e Amerikës”.

“Ne duhet të kemi zgjedhje të reja parlamentare sa më parë, që do të thotë në vjeshtë të këtij viti. Nëse këta nuk heqin dorë nga këto aventura për interesa personale dhe nëse në vjeshtë nuk do të ketë zgjedhje parlamentare, atëherë bëhen të pashmangshme demonstratat e fuqishme. Kosova ka nevojë për qeveri të re, kryeministër të ri, president të ri dhe kjo duhet të bëhet përmes zgjedhjeve të reja parlamentare gjithsesi të parakohshme dhe po nuk u zmbrapsen nga këto interesa të ngushta duke e vënë në pazar gjithë shtetin, ta kaluarën dhe ardhmërinë tonë, përveçse të tashmen, atëherë natyrisht që duhet me demonstrata të fuqishme t’i ndalim këta aventurierë dhe ato të jenë edhe nëpër sheshet e qyteteve tona por edhe në parlamentin e Kosovës. Ne jemi përfaqësues të popullit i cili, jemi të bindur që nuk i pranon këto kompromise, koncesione të vazhdueshme ndaj Serbisë e cila mund ta ketë ndërruar gëzofin, por kurrsesi qëllimin e saj”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera