Kurti zbulon pllakën përkujtimore të Masakrës së Pastaselit bashkë me tre të mbijetuarit
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 31 March 2023
Në 24-vjetorin e Masakrës së Pastaselit, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te lapidari dhe varrezat e dëshmorëve.
Së bashku me tre të mbijetuarit e kësaj masakre dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, zbuloi pllakën përkujtimore të të rënëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit.
Duke kujtuar viktimat e gjenocidit të Serbisë, Kurti tha se “të përbashkuar në këtë vend, ku forcat serbe e kryen masakrën e Pastaselit plot 24 vite më parë, ne shënojmë historinë e këtyre viktimave dhe denoncojmë kryerësit e këtij krimi”.
“Kjo masakër, nga e cila ende ka persona të zhdukur, u krye vetëm një javë pas fillimit të fushatës ajrore të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, duke vrarë e masakruar 106 shqiptarë. Pushkatimet këtu kanë ndodhur në disa grupe dhe grupi i parë i të pushkatuarve është përbërë nga fëmijët prej moshës 13 deri në moshën 17 vjeçare. Kjo tregon se çfarë mizorie e barbarie përbën krimi i pashembullt i Serbisë gjenocidale këtu në Pastasel më 31 mars të vitit 1999”.
Kurti tha se si përfaqësues e udhëheqës të institucioneve të Republikës së Kosovës e kanë për obligim t’i nderojnë dhe t’i kujtojnë të gjitha jetët njerëzore që u shuan nga vrasjet e kryera nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit dhe i autoriteteve të tjera të Serbisë urdhërdhënëse e ekzekutore.
“Ngritja e kësaj pllake përkujtimore, është jo vetëm një shenjë, por edhe një zotim i yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës tonë për drejtësi, tha kryeministri Kurti”.
Në këtë tubim përkujtimor, të pranishëm ishin edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, si dhe përfaqësues institucionalë e qytetarë të shumtë.
Të tjera
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...
-
Kurti nga New York’u sulmọn mediat dhe opozitën: Regjimi i vjetër po i paguan me para të pista
Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në New York në javën e Nivelit të...
-
Ministri Peci denoncon publikisht kompaninë “që ka përfituar miliona të taskapaguesve”
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e ka denon...
-
Kryeministri hungarez propozon të jetë ndërmjetës në kontestin Shkup-Sofje
“Vendimit për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën e tyre ...
-
Paraburgim për dy persona që dyshohet se u pasuruan shpejtë përmes dallavereve
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, u ka caktuar nga një m...
-
Osmani thotë se Kosova është 100% në linjë me SHBA-në për ngjarjet në Lindje të Mesme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka pasur një disku...
-
Haxhiu për deklaratën e Hovenierit: S’bëhet fjalë as për urinim e as për pështyrje të vlerave perëndimore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka komentuar deklaratën e ambasado...
-
Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshje për evitimin e imigrimit ilegal në Nju Jork
Kosova dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqend...
-
Kosova e Shqipëria merren vesh për ngritjen e standardeve zgjedhore
Komisionet Qendrore Zgjedhore të Kosovës dhe Shqipërisë, nënshkruan marrëvesh...
-
Detaje të reja nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drọgë në Pejë, i arrestuar një shtetas i Shqipërisë
Prokuroria dhe Policia në Pejë kanë dhënë detaje nga aksioni që u zhvillu...