Lajme

Kurti: Zajednicën dëshirojnë ta sjellin në gusht

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 06 May 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të duhej ta humbite legjitimitetin në Kuvend në mënyrë që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje.

Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, tha se gjatë këtyre tre muajve ishte një spektakël me arrestimin e Gjuriqit, falimentimi i posta dhe skandali me mish.

“Dëshirojnë ta sjellin Zajednicën në gusht kur Kuvendi është në pushim e kur qytetarët janë të shpërqendruar nga ngjarjet politike, sepse është politikë e ulët e qeverive frikacake, derisa ne duhet të bëjnë çmos e t’i dalim përballë kësaj situate dhe mos të lejojmë bosnjëzimin e Kosovës “, ka thënë ai.

-Advertisement-

Kurti është ndalur edhe te integrimet evropiane, sepse orientimi për integrim është nisur nga Serbia.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, u tha se do të kompletohet edhe kryesia si dhe disa komisione, ku përfshihet edhe ai disiplinor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera