Kurti: Vuçiq shkeli marrëveshjen, dërgoi letra kundër anëtarësimit të Kosovës në BE

Autori: Gazeta inFokus
18:26 | 26 January 2023
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shkelur edhe marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin e komunave serbe, pasi vazhdon të pengojë rrugën evropiane të Kosovës.
Kurti ka përmendur letrën që Vuçiq i dërgoi pesë vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, duke kundërshtuar aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kurti pas formimit ekonomik Kosovë-Kroaci, është pyetur nga mediat serbe lidhur me asociacioni, ku ka rikujtuar se marrëveshja është nënshkruar më 19 prill 2013 nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, por se ajo marrëveshje është shkelur nga vetë presidenti i Serbisë, Vuçiq më 10 dhjetor të vitit të kaluar.
“Ju e dini se janë 27 shtete në Bashkimin evropian, por pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën, dhe presidenti i Serbisë ka nënshkruar një letër kundër aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin evropian, që është shkelje. Ai e ka shkelë marrëveshjen e tij të preferuar sepse në pikën e katërmbëdhjetë të asaj marrëveshjeje thuhet se Kosova dhe Serbia nuk do t’i krijojnë asnjë pengesë njëra-tjetrës në rrugën e integrimeve evropiane, domethënë ajo marrëveshje, në të cilën thirret Beogradi zyrtar, ajo marrëveshje është shkelur një muaj e gjysmë më parë nga presidenti serb”, tha ai.
Sipas tij, nuk mund të themi se një marrëveshje është më e rëndësishme se të tjerat, pasi të gjitha 33 marrëveshjet janë të barabarta dhe do të trajtohen në negociatat që do të zhvillohen në Bruksel, të cilat në thelb kanë propozimin e fundit të komunitetit evropian, i cili mori mbështetje veçanërisht nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të tjera
-
Muharremi: Energji s’do të thotë veç me i rritë faturat, a thu a po mëson Kosova nga Irani e Ukraina?
Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj mungesës së v...
-
Sulmi nga Irani e ktheu bllokun rezidencial në rrënoja në një qytet qendror të Izraelit
Një ekip i CNN-it në terren dëshmoi shkatërrimin e shkaktuar në një qytet qen...
-
KQZ: Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 26 qershor, do të hapë afatin për aplikim t...
-
Balje: Duhet ndonjë hap konkret, LDK-ja e ka bërë një – do të votoja për një qeveri të ish-opozitës nëse do të flisnim më konkretisht
Deputetja boshnjake, Duda Balje tha se nevojitet vërtetë një marrëveshje “e f...
-
Shkon në 13 numri i të vra*rëve në Izrael, 380 plag*osen
Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet e Iranit gjatë natës është rritur në...
-
Balona me turistë rrëzohet në Kapadokia, vdes një person
Në rajonin i Kapadokias, i njohur për balonat e tij shumëngjyrëshe me ajër të...
-
Prokuroria po heton vdekjen e burrit që gjet pa shenja jete në Pejë
Një ngjarje e rëndë mbrëmjen e të shtunës në Pejë. Në rrugën “Rozafa”, një...
-
Basha: Ne e kemi të qartë- kemi thënë me LDK’në po, me PDK’në jo
Dimal Basha nga VV ka thënë se është e paarsyeshme që s’po votohet komisioni ...
-
Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimi...
-
Kuvendi në episodin e 32-të – përsëri pa skenar të ri
Seanca e 32-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar ...
-
Berisha: Secili mandatar që i siguron 60 vota e ka edhe votën time, nuk jam bllokues
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se situata aktuale...
-
Guri: Sot do duhej të ishim duke ngritur çështje që i preokupojnë qytetarët e jo duke u marrë me seancat “votim i hapur, votim i fshehtë”
Paris Guri nga LDK tha se “asnjëherë” s’e ka menduar që do të zgjasë kaq shum...