Lajme

Kurti: Vuçiq ka qenë minister i propagandës gjatë pushtetit të Millosheviq

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 08 February 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij është shprehur se ky takim dhe urrejtja e shprehur nga Kosova nuk është asgjë vetëm një fushatë nga një regjim autoritar.

Ai ka shtuar se ne kemi mbështetjen nga aleatët në luftën kundër korrupsionit, duke shtuar se BQK-ja është esenciale në ndihmesën për këtë luftë.

Kurti ka shtuar se që nga përfundimi i luftës, qeveria serbe që është udhëhequr nga shumë njerëz që kanë pasur pozita të larta në regjimin e Millosheviçiq, duke e përfshirë këtu edhe Vuçiqin që ka qenë ministër i propagandës së pushtetetit të Millosheviçit, ka shfrytëzuar imagjinata për të gjetur mënyra për të terrorizuar qytetarët.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se Serbia jo vetëm që promovon mohimin e gjenocidit por po vazhdon të kryejë atë.

Ai ka kujtuar se lideri Sandulloviq, i cili kishte kërkuar falje për krimet e luftës në Kosovë dhe kishte vendosur lule tek varri i një vajzë 7 vjeçare, është arrestuar nga shërbimi serb, është rrahur dhe është paralizuar për këtë.

Piashtu ai ka shtuar se gazetari serb, Radomir Dimiq, është kthyer në Kosovë sepse regjimi autoritar i Vuçiqit po e pamundëson jetën për gazetarët në Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera