Lajme

Kurti viziton pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 23 September 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut. Sipas njoftimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai shoqërohej nga këshilltarja e lartë e ministrit Çeku, Nora Arapi Krasniqi dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala.

“Instalacioni skulpturor “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës”, nga Doruntinë Kastrati, që ka fituar njërin nga çmimet kryesore të kësaj bienale, ka për fokus gratë në ekonominë e periudhës së tranzicionit dhe trajton punën e feminizuar, pabarazitë në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së në Facebook.

Tutje në njoftim thuhet se pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut mund të vizitohet deri më 24 nëntor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera