Lajme

Kurti viziton në spital policin që u plagos në Veri: Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 09 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar policin e Kosovës që është plagosur mbrëmë në veri të Republikë së Kosovës.

Ai është operuar dhe Kurti thotë se e ka kaluar operimin me sukses.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera