Lajme

Kurti viziton korrje-shirjet në Malishevë: Djerrina me gurë është bërë arë me grurë – buka jonë, në sofrën tonë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 10 July 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, panë nga afër korrje-shirjen e grurit te fermeri Asman Kryeziu në Malishevë.

Kurti tha se fermeri Kryeziu mbolli grurë në një vend që më herët ka qenë djerrinë e prej së cilës paraprakisht janë nxjerrë 260 metra kub gurë.

“Siç e tha edhe fermeri Asman Kryeziu, djerrina me gurë është bërë arë me grurë dhe është në funksion të programit tonë që bukën e motmotit ta kemi tonën, pra buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë”.

-Advertisement-

“Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, siç edhe kemi premtuar, dhe tash në njërën anë subvencionojmë edhe naftën, edhe plehun, edhe rendimentin me katër cent, këtë të fundit për kilogram, e në anën tjetër edhe i kemi zvogëluar jashtëzakonisht shumë dokumentet që i nevojiten bujkut tonë për të aplikuar për subvencione”, shkroi Kurti.

Më tej kurti tha se me prodhimtarinë e shtuar të këtij viti prej 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë, Kosova do ta mbulojë e tejkalojë importin që e ka pasur prej 139 mijë tonë grurë vitin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera