Lajme

Kurti viziton ekipin e Kosovës që ndodhet në Heraklion të Greqisë për Lojërat Mesdhetare në rërë

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 09 September 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot ekipin e Kosovës që ndodhet në Heraklion të Greqisë, për Lojërat Mesdhetare në Rërë.

Përndryshe, Kombëtarja e Kosovës në hendboll në rërë e ka zhvilluar ndeshjen me Italinë, të parën në grupin A të Lojërave Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023”.

Ndonëse pësuan humbje 2:0 (22:12 pjesa e parë dhe 22:10 pjesa e dytë), hendbollistët kosovarë treguan paraqitje të mirë në pjesën e parë.

-Advertisement-

Ishin disa herë në epërsi, 4:2, 8:6 dhe 10:8, por mospërvoja në ndeshje të tilla dhe gabimet e bëra, bënë që Italia të fitojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera