Kurti vizitoi kampin veror të SOS Fshatrat e Fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 07 August 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, vizitoi kampin veror të SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Gjatë një bashkëbisedimi me stafin e SOS Fshatrat, Kurti u njoftua rreth qëllimit dhe rezultateve të Programit të Fuqizimit të Familjes, rreth mbarëvajtjes së punëve në përgjithësi, si dhe aktiviteteve në kuadër të kampit veror dhe organizimet e ndryshme në SOS Fshatrat.
“Programi i Fuqizimit të Familjes zbatohet në Prishtinë, Fushë Kosovë e Graçanicë dhe qëllim ka fuqizimin e familjeve për të parandaluar braktisjen. Programi punon direkt me familjet në katër shtylla kryesore: prindësi të mirë, edukim, shëndetësi, përkrahje psikosociale dhe fuqizim ekonomik. Familjet që janë pjesë e programit të Fuqizimit të familjes janë familje, të cilat ballafaqohen me shumë sfida dhe si rezultat i sfidave, janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror. Një familje qëndron në programet e SOS prej tri deri ne pesë vite dhe gjatë kësaj kohe mbështetet në vazhdimësi nga stafi i përgatitur dhe professional. Momentalisht Programi i Fuqizimit të familjes mbështet rreth 900 përfitues prej të cilëve 661 fëmijë dhe të rinj dhe familjet e tyre. Ndërsa, përgjatë tri viteve të fundit, 92 familje me mbi 200 fëmijë në rrezik, kanë dalë nga programi si familje të fuqizuara, të cilat falë programit të fuqizimit të familjes mund t’u ofrojnë fëmijëve të tyre ngrohtësinë e familjes dhe t’i përkrahin në zhvillimin e potencialit të tyre të plotë”,
Kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur me organizimin e këtij programi dhe përgëzoi stafin për punën dhe kujdesin e vazhdueshëm që kanë për fëmijët.
Gjatë bisedës me stafin ai nënvizoi miratimin në dhjetor të vitit të kaluar të Ligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare, ligj ky, i cili do të fuqizojë përkrahjen për fëmijët që përkujdesjen e gjejnë në SOS Fshatrat.
Ai gjithashtu u shoqërua me fëmijët që po marrin pjesë në këtë kamp veror, nga të cilët pranoi edhe një dhuratë simbolike punëdore.
Kampi veror, i organizuar në kuadër të Qendrës Mbështetëse për Fëmijë dhe Familje, nën moton “Një verë me shumë ngjyra”, u vlerësua i suksesshëm. Në të kontribuuan donatorë dhe vullnetarë të shumtë që e bënë të mundur një javë plot argëtim, lojëra dhe kujtime të bukura për fëmijët pjesëmarrës, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
Emergjenca konfirmon vdekjen e njërit të plagosur në Prishtinë, tjetri në gjendje stabile
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
E rëndë: Vd*es njëri nga të pla*gosurit nga gjuajtja me ar`më në Prishtinë, zbulohet identiteti i tij
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
Gjuajtja me armë te 4 Llullat, Policia: Dy persona të plagosur, i dyshuari është identifikuar
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të ...
-
Ky është i dyshuari për gjuajtjen me ḁrmë në Prishtinë ky raportohet se ka edhe të plḁgosur
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
Pamje nga vendi i ngjarjes: Gjuajtje me ar`më zjarri në Prishtinë, të paktën dy të pla*gosur
Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, sipas burimeve të Nacionales, p...
-
Gjuajtje me ḁrmë zjarri në Prishtinë
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, ku sip...
-
Kurti nesër mbledh ministrat
Nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Nga Zyra e Kryeministri...
-
Von der Layen takon Vuçiqin në Bruksel: E ardhmja e Serbisë është në BE
Shefja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka zhvilluar një takim me...
-
Basha: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të relativizonte Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vlerësuar se Ko...
-
Ministri Peci e quan gazetarin Mehmetaj “kriminel”
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka esklauar në sulme ndaj gazetarëve, më kon...
-
Trump urdhëron FBI-në të deklasifikojë dokumentet në hetimet që e “lidhnin” me Rusinë fushatën e tij presidenciale 2016
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nënshkroi nj...
-
“Shefi i ZRRE’së duke ngrënë tortën e pronarit të KEDS’it”, gazetari publikon fotografinë festive të dyshes
Gazetari Lavdim Hamiti ka publikuar një fotografi të kryesuesit të bordit të ...