Kurti: Viti që shkoi ishte vit i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
Autori: Ermirë Berisha
14:32 | 10 January 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë së viti 2022 ka qenë vit i trashëgimisë kulturore, promovimit të artit dhe integritetit të sportit, shkruan Gazeta inFokus.
Kurti përmes një postimi në Facebook, është shprehur se janë dyfishuar arritjet në këtë fushë fal punës që është bërë.
Postimi i plotë:
“Ngritëm në 65 numrin e monumenteve të shpëtuara falë ndërhyrjeve emergjente dhe restaurimeve; Përmes akteve nënligjore të trashëgimisë kulturore vendosëm standarde të licencimit të operatorëve, përcaktimit të perimetrit të aseteve, gërmimeve arkeologjike, projekteve të konservimit;
Nisëm procesin e licencimit të federatave të sportit – dhjetë federata u licencuan deri në fund të vitit 2022;
Mbështetëm organizimin e disa ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë;
Ndamë bursa studimi për profile deficitare në art, sport dhe trashëgimi kulturore;
Bashkorganizuam me sukses Bienalen nomade “Manifesta 14”, gjatë 100 ditëve të së cilës u regjistruan 800 mijë vizita në 25 lokacione ku u ekspozuan vepra artistike të 103 artistëve nga 30 shtete;
Themeluam institucionin e Operës së Kosovës, duke përmbushur një premtim progamor dhe një kërkesë shumëvjeçare të komunitetit artistik;
Opera e Kosovës vuri në skenë “La Traviata” të Verdit, shfaqja më e madhe operistike e luajtur ndonjëherë në Kosovë;
Pasuruam koleksionin shtetëror të artit duke blerë mbi 100 vepra të artit nga artistët vendorë;
Lansuam programin 5-vjeçar me vlerë 12 milionë euro “Kosova Shtet i Xhudos” me synim të promovimit dhe shtrirjes së sportit të xhudos në gjithë vendin;
Miratuam Projektligjet për Kinematografinë, të Drejtat e Autorit, Anti-Dopingun, si dhe koncept dokumentet për kulturën, rininë dhe për sportin;
Dyfishuam buxhetin e Qendrës Kinematografike të Kosovës për vitin 2022;
Nënshkruam marrëveshje të bashkëpunimit bilateral me Shqipërinë, Francën, Izraelin, Hungarinë, Turqinë, Bavarinë (Gjermani);
Fuqizuam bashkëpunimin kulturor me Shqipërinë me fokus në produksione të përbashkëta artistike dhe projekte të trashëgimisë kulturore;
Ndamë afër 15 milionë euro përmes skemave të mbështetjes direkte në kulturë, rini dhe sport për 1492 përfitues;
Teatri Kombëtar i Kosovës u anëtarësua në Rrjetin Evropian të Teatrove;
Përfunduam 8 ndërtesa të infrastrukturës për sport, kulturë dhe rini, ndërkaq 17 tjera janë në ndërtim e sipër;
Komiteti Paralimpik i Kosovës u pranua në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Fillon seanca konstituive e Kuvendit
Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për herë ...
-
Haradinaj për Limajn: Ka ikë prej koalicionit në mënyrën më të turpshme, në Kuvend më tha “a po e pimë ka një cigare”
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për raportin e tij me kryetarin e N...
-
Duda Balje i reagon Emilja Rexhepit: Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige
Zëvendëskryeministrja në largim, Emilija Rexhepi ka thënë se Duda Bal...
-
Arrihet marrëveshja për verifikimin e mandateve
Një komision i ri do të themelohet për të verifikuar mandatet e deputetëve du...
-
Edhe deputetët e LDK’së hyjnë në sallë
Pas deputetëve të zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, në sallën e Kuv...
-
Haradinaj përgjigjet për Adem Hoxhën: Qenka ma mirë Vetëvendosja me e marr një serb në parti Rashiqin se sa AAK me e marr Adem Hoxhën që vjen prej pakicave
Ramush Haradinaj, është përgjigjur rreth akuzave se pse Adem Hoxha i është ba...
-
Përfundon takimi konsultativ mes Deharit dhe partive politike
Ka përfunduar takimi konsultativ mes kryesuesit të seancës konstituive, Avni ...
-
PDK hyn e para në sallën e Kuvendit
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë hyrë të parët në seancëne sot...
-
Veton Berisha: Nëse Kurti për një votë nuk mundet ta formojë qeverinë do ta ketë votën time
Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian i Kosovës, Veton Berisha, pak pa...
-
Peci me postim edhe në “Facebook”, Kryeministri ka dhënë tri herë dorëheqje, tash radha e atyre që e refuzuan mandatin
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Albin Kurti ka dhënë ...
-
“Asnjë cent ma shumë” – Qytetarët s’kanë të ndalur, vazhdojnë protestat kundër shtrenjtimit të rrymës
Me moton “Asnjë cent ma shumë”, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të ngrisin z...
-
A i keni numrat sot? Faton Peci: Numrat për çka?
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur para seancës konstit...