Lajme

Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 30 March 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e cila e parasheh Asociacionin, para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese do të kishte sjellur Republikë Srpska në Kosovë.

I pari i qeverisë tha se ka disa ide që ende s’janë të elaboruara se si vetëmenaxhimi, jo që s’do të jetë vetëqeverisje, por do të jetë plotësisht në suazat e marrëveshjes kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

“Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’. Asociacioni ndodhet brenda thesit dhe neni 10 thotë të zbatohen të gjitha marrëveshjet, që janë valide dhe të obligueshme”.

-Advertisement-

“E kemi një rast të mirë, nuk kisha dashur të thellohem më tej. Marrëveshja e vitit 2013 i ka tri pjesë, dy i ka shkelur Serbia. Ajo e 2015-tës është rrëzuar në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur Kurti në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se s’ka teori që nenet 9 dhe 10 ta kalojnë Gjykatën e Strasburgut.

“Njëra thotë që komandanti i katër komunave në veri do të jetë serb dhe tjetra thotë që shumica në Gjykatën e Apelit do të jenë serbë, s’ka shanse”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Kurti tha se Serbisë i kanë dështuar disa plane, ku sipas tij, “plani A” ka qenë që Asociacioni të jetë si parakusht i fillimeve të bisedimeve.

“Plani B ka qenë që Asociacioni të vendoset në preambulë, ka rënë. Plani C ka qenë që të vendoset në nenin një apo dy, ka rënë. Plani D apo Ç, ka qenë që të jetë Asociacioni nen i veçantë.  Sot e ke planin franko-gjerman të shndërruar në marrëveshje midis neve, ku Asociacioni është njëri prej 39 marrëveshjeve në nenin 10. Kaq kam mundur të bëjë”, është shprehur Kurti.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera