Lajme

Kurti: Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Radojçiq

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 19 October 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj sot, sesa kurdo herë tjetër që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë deklaratë e bëri Kurti, pas akuzave të Haradinajt, se ekziston një plan për ta dorëzuar Veriun, nga dy operacionet e fundit, njofton Klankosova.tv.

“Asnjë barrikadë nuk ka në Veri, a ka shumë punë e sfida? Po, se janë të trashëguara, por një nga një dhe krejt do t’i zgjidhim. Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Radojqiq, atëherë ka qenë i rrezikuar, nuk e rrezikon veriun policia, veriun e rrezikojnë kriminelët dhe bashkëpunimi i tyre me politikanë të të gjitha ngjyrave, dhe kjo ka ndodh në korrik të vitit 2018 ”, tha Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera