Lajme

Kurti vendosi lule pranë arkivolit të Leze Qenës

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 26 March 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë arkivolit të aktores së shquar, Leze Qena.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, shkruan Gazeta inFokus.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe dhe vendosi lule pranë arkivolit të aktores së shquar të Kosovës, Leze Qena, e cila dje ndërroi jetë.Roli i aktores Qena duhet vlerësuar lartë, sepse varësisht nga mosha e gjithsecilit prej nesh, ajo ishte ose nëna ose gjyshja ideale.”, thuhet në këtë komunikatë.

-Advertisement-

Kujtojmë që në moshën 85 vjecarë gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë, Leze Qena/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera