Lajme

Kurti: Vendkalimet tjera për mallrat serbe do të hapen kur të pajisemi me skanerë

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 09 October 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar sot në Leposaviq për të parë siç tha, situatën në lidhje me klinikën që i mungon komunës.

Para gazetarëve atje duke komentuar heqjen e ndalesës për mallrat nga Serbia, ka thënë se pikëkalimi në Merdarë tani për tani është i hapur, ndërsa pikëkalimet tjera do të hapen kur të arrijnë skanerët për kontrollin e mallrave.

Ai theksoi se në Merdarë doganierët kryejnë kontroll manual të mallit, i cili kërkon shumë kohë dhe se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me doganat e Kosovës kanë tentuar të blejnë skanerë, por kanë marrë premtimin për donacion nga Evropa dhe ShBA-ja.

-Advertisement-

Siç tha ai, ende nuk e di se kur do t’i marrë Kosova ato skanerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera