Lajme

Kurti vazhdon të qëndrojë në Samitin e Paqes në Paris

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 12 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas disa udhëheqësve të tjerë botërorë.

Klankosova.tv kanë kontaktuar me pjesëtarë të Qeverisë të cilët nuk është se kanë dhënë detaje për agjendën e Kurtit, por as edhe për atë se a do të jetë folës në këtë forum.

Forumi i Paqes në Paris ka zgjatur tre ditë nga 11 deri në 13 nëntor e në të cilin do të marrin pjesë 450 pjesëmarrës.

-Advertisement-

Në këtë forum ndër të tjera pritet të diskutohen problemet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe përmirësimi i qeverisjes globale në kohën e saj.

Kurti është përshëndetur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në këtë takim udhëheqësit dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mesazhe të shkurta përmes videove.

“Është detyra jonë si udhëheqës, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera