Lajme

Kurti vazhdon takimet më zyrtarët  e Britanisë

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 17 October 2019

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe ka takuar edhe Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë, Christopher Pincher.

Ai tha se me të ka biseduar për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ekonomik në mes të dy shteteve.

“Sot në kuadër të takimeve në qeverinë britanike takova Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë, z. Christopher Pincher. Biseduam për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ekonomik midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Falënderova Ministrin Pincher për mbështetjen e shtetit të tij dhe ndihmën për vendin tonë në luftë e në paqe, për liri e pavarësi, si dhe për zhvillim, siguri, drejtësi e demokratizim”, ka thënë Kurti

-Advertisement-

Kurti shkroi se Pincher ka uruar për rezultatin dhe suksesin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ai na uroi për rezultatin dhe suksesin në zgjedhjet e 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e interesimin për të vazhduar e intensifikuar raportet midis dy shteteve tona me t’u formuar qeveria e re” ka përfunduar Kurtil./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera